Google ADS

SHBA, mbi 140 mijë viktima nga koronavirusi

21:53 | 19 Korrik 2020
Arbresh.info

Së paku 3,736,213 persona janë infektuar me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kurse 140,255 persona të tjerë kanë ndërruar jetë pasi janë infektuar me koronavirus.

Sipas të dhënave nga Universiteti i Johns Hopkins, raporton arbresh.info, vetëm gjatë të dielës janë raportuar 24,800 raste të reja dhe 136 viktima.

Numri i përgjithshëm përfshinë të dhëna nga 50 shtetet amerikane, regjioni i Kolumbisë dhe territoret e tjera amerikane./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme