Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e hapur filloi me shqyrtimin publik dhe sjelljen e vendimeve për 2 141 ankesat e partive të cilat kanë arritur në KSHZ deri mbrëmë në orën 19:30 e që kanë të bëjnë me mbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve nga votimi në zgjedhje.
Komisioni hodhi poshtë si të pabaza juridikisht gjithsej 1.982 ankesa të shtruara nga partia “E Majta” dhe 151 ankesat e koalicionit ASH-Alnternativa.
“Sipas nenin 6 të udhëzuesit për mënyrën e zgjedhjes së kundërshtimeve në kompetencë të KSHZ, me kundërshtimin parashtruesi duhet të parashtron në shtojcë edhe dëshmi që i posedon, edhe atë ekzemplarë ose kopje e procesverbalit numrit 16 ose 21. Po ashtu, vërejte nëse është dorëzuar në KKZ në afat prej 5 orëve. Po ashtu, duhet theksuar të gjitha dëshmitë në mbështetje të supozimeve në të cilat thirret.
Gjatë shqyrtimit të kundërshtimeve të parashtruara nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa, vlen të përmendet që përveç “Copy Paste” të përmbajtjes së kundërshtimeve, të njëjtat aspak nuk janë të argumentuara. Por janë të parashtruara vetëm për të krijuar huti në opinion se rezultatet e votimeve nuk janë të besueshme”, deklaroi nënkryetarja e KSHZ, Ditmire Shehu.
Për habi, tha ajo, parashtresat janë bë vetëm në vendvotimet ku koalicioni nuk është i kënaqur nga rezultatet zgjedhore.
“Me përgjegjësinë më të madhe, ju konfirmoj që KSHZ gjatë gjithë këtij procesi zgjedhor ka vepruar në mënyrë profesionale duke respektuar Kodin Zgjedhor dhe të gjitha aktet nënligjore. Rezultatet janë shpallur në bazë të të dhënave nga proces verbalet numër 16 që përgatiten në vendvotime dhe duke i numëruar fletat e votimit në prani të anëtarëve të Komisioneve Zgjedhore, përfaqësuesve të autorizuar të partive politike dhe vëzhguesve vendor dhe ndërkombëtar”, tha Shehu.
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,