Google ADS

Rozana Radi reagon ashpër ndaj atyre që nuk po i mbajnë maskat

19:48 | 19 Korrik 2020
Arbresh Info

Këngëtarja shqiptare thotë se ka miq të moshës së saj që po vuajnë nga virusi COVID-19.

Rozana Radi është aktive në rrjete sociale kur herë pas herë bën shkrime ndërgjegjësimi për publikun që e përcjellin.

Këngëtarja së fundmi ka reaguar ashpër me një postim në Instagram, ku i thotë injorant të gjithë atyre që nuk po i mbajnë maskat, e çfarë mund të ju kushtoj me jetë të tjerëve.

“Për mua cdo individ i cili nuk mban maskë, nuk mban distancim social është një “ínjorant” dhe kjo pandemi më bëri të kuptoj që Shqipërinë e shkatërruan shqiptarët.

S’më plas fare për politikë as s’dua t’ja di… Kam miq të shtruar në spital, të cilët janë mosha ime dhe janë keq. Ndaj ju lutem nëse keni ndërmend të merrni në qafa ata që i respektojnë këto rregulla, lidhni një gur në qafë vetë dhe mbysni veten tuaj”- shkruan Rozana Radi në Instastory.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme