Google ADS

Koronavirusi vret edhe një person nga Ferizaji

19:10 | 19 Korrik 2020
Arbresh Info

Ka ndërruar jetë edhe një pacient me Covid-19 nga Ferizaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i kësaj komune, Agim Aliu përmes një postimi në Facebook.

“Sot, humbi betejën me COVID-19, L.Q nga Ferizaj për të cilën i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve. Ndërkohë, pikërisht sot u arrit rekordi i ferizajasve të shëruar nga virusi COVID-19, plot 43 prej tyre dhe u konfirmuan 11 raste të reja të infektuar me këtë virus”, ka njoftuar Aliu.

Kujtojmë, që sot gjatë kanë vdekur edhe dy persona nga Covid-19, njëri nga Peja dhe tjetri nga Fushë Kosova duke kështu numrin në 138 viktima.

Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm me COVID-19 në Kosovë, ka arriturnë 5,735, ndërkaq raste aktive vazhdojnë të jenë 2,632.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme