Google ADS

Siri, nga sulmi terrorist në Afrin plagosen 13 persona

19:02 | 19 Korrik 2020
Arbresh.info

Burimet e sigurisë thonë se grupi terrorist YPG/PKK kryen sulme të këtilla.

Të paktën 13 persona, duke përfshirë edhe fëmijë, janë plagosur në një sulm terrorist në Afrin, në pjesën veriperëndimore të Sirisë.

Bomba e vendosur në një automjet të Ushtrisë Kombëtare Siriane shpërtheu në qendër të Afrinit, thonë burimet e sigurisë që dëshirojnë të mbesin anonime për shkak të kufizimeve për prononcim në media.

Afrini u pastrua nga terroristët me operacionin antiterrorist turk “Mburoja e Eufratit” në vitin 2018.

Burimet thonë se terroristët e YPG/PKK kryejnë sulme të këtilla por nuk marrin përgjegjësi për to pasi në sulme plagosen edhe civilë.

Në një sulm të ngjashëm më 3 korrik humbi jetën një oficer policie dhe dy civilë u plagosën.

Grupi terrorist, i cili ende i mba të pushtuara qytetet Tal Rifaat dhe Manbij të Sirisë, shpesh shënjestron al-Babin, Azazin, Jarabulusin dhe Afrinin.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

YPG është dega e PKK-së në Siri, e cila është përfshirë në luftën civile që nga fillimi i vitit 2011./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme