Google ADS

Bolivi, arrestohen 50 persona pasi morrën pjesë në një festë

18:47 | 19 Korrik 2020
Arbresh.info

Policia në Bolivi ka arrestuar më shumë se 50 persona në një festë në qytetin e Santa Cruz, i cili është vendi me numrin më të madh të të infektuarve.

Policia në mbrëmje ka thënë se festa zhvillohej në një ambient shtëpiak dhe ishte organizuar përmes rrjeteve sociale për të shmangur vëmendjen e autoriteteve, shkruan arbresh.info

Më shumë se 56,000 persona janë infektuar me koronavirus në Bolivia, të infektuar ishin edhe presidentja e përkoheshme e Bolivisë, Jeanine Anez dhe disa persona të tjerë nga ministritë e tjera.

Provinca e Santa Cruz numëron gjysmën e rasteve që janë regjistruar në të gjithë vendin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme