Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, sot mori pjese në konferencën ndërkombëtare “Paqja botërore modeli ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara” që për shkak të pandemisë punimet e saj i zhvilloj online, me pjesëmarrjen e 43 përfaqësuesve të vendeve të ndryshme të botës përfshirë edhe Serbinë dhe Rusinë.
Shala foli rreth rolit të paqes dhe drejtësisë veçanërisht për vendet post-konfliktuoze
Me theks të veçantë ajo ka folur për rrugën e ndërtimit të paqes në Kosovë, duke thënë se është mohuar drejtësia nga arena ndërkombëtare Kosovën për krimet e kryera nga Serbia.
“Jo në asnjë mënyrë. Ne ishim dhe mbetemi viktima dhe jo agresori e dhunuesi andaj ne nuk kemi se pse ti kërkojmë falje shtetit që kreu krimet më të rënda mbi popullin tonë”
Në njoftimin e dërguar nga IHRC tutje thuhet se duke dëgjuar këtë rrëfim Serbia dhe Rusia braktisin konferencën duke mos dashur të jenë pjesë e debatit më tutje.
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë