Një foshnjë në Klinikën e Neonatologjisë ka dalë pozitivë me Covid-19.
Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Xhevdet Gojnovci, Drejtor i kësaj klinike.
Ai tha se foshnja ka lindur me 5 korrik dhe se me 16 korrik e kanë pranuar në klinikë, ku kishte shenja të Covid-19 dhe i kanë bërë testin, ku doli pozitiv.
Gojnovci deklaroi se foshnja është në kujdesin intensiv të Klinikës dhe se është në gjendje stabile.
Kjo është foshnja e dytë që ka dalë pozitive në këtë Klinikë që nga shfaqja e pandemisë në Kosovë.