Google ADS

Asnjë rast i ri në Kuba për herë të parë pas 130 ditëve me pandemi

18:07 | 19 Korrik 2020
Arbresh.info

Kuba ka deklaruar se 24 orët e fundit nuk kanë regjistruar asnjë rast të ri me koronavirus për herë të parë që para 130 ditëve.

“Unë gjithmonë ju them ju që të qëndroni të sigurt në shtëpi, por e di që shumica prej jush sot do të dalin në plazh,” tha Francisco Duran nga Ministria e Shëndetit Publik.

Kuba deri më tani e ka menaxhuar vendin që të ketë numrin e infektimeve nën 2,500 dhe me 87 viktima./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme