Pandemia zbehë entuziazmin edhe për festën e 15 gushtit në Letnicë

16:15 | 19 Korrik 2020
L G

Heshtja dhe shtëpitë gjysmë të rrënuara të japin përshtypjen se është një vend i harruar.

Gërmadha të cilat kanë mbetur me vite ende në këmbë janë kujtimet e vetme se në këtë pjesë dikur kanë jetuar mijëra banorë.

Është fshati Letnicë i Komunës së Vitisë  që gjendet në pjesën lindore të Kosovës.

Në këtë vende kur dikur kishte mbi pesë mijë banorë vetëm kroatë tashmë është vështirë të gjesh ndonjë person në qendër të fshatit.

E vetmja çka e thënë këtë qetësi në mesin e kësaj bukurie të natyrës janë kambana e kishës.

Edhe ata pakë banorë që kanë mbetur në këtë vend të harruar nga dora e shtetit janë pleq të vetmuar.

E ata pak të rijnë që janë në këtë pjesë tashmë kanë lëshuar shtëpitë e tyre në kërkim të një jete më të mirë.

Kryetari i këtij fshati, Shën Gjoni, me nostalgji rrëfen jetesën që dikur ishte në këtë fshat që gjendet në kufi më Maqedoninë Veriore.

“Tash janë 300 banorë. Para lufte kanë qenë kroatë krejt. Shumica janë pleq. Jetesa këtu është e vështirë. Papunësi, shumica merren më blegtori dhe pylltari. S’ka diçka që munden me punu. Këtu ka funksionu gjithçka, se ma herët kanë punua nëpër miniera në Shkup ka pas gjallni,  para lufte janë kanë 12 shitore e tash është vetëm një. Se kemi as nja të punësum edhe ata që i kryejnë shollat ikin se s’kanë ku punojnë këtu.  Atëherë ka pas gjallni tash pa njerëz, është vështir. Këtu është edhe kisha e Zonjës së bekuar që sjell vizitorë. Tash më 15 gusht është festa dhe vinë vizitorë. Fëmija deri në klasë të pestë shkojnë  këtu në shkollë.  S’ka transport për banorët këtu vetëm më taksi pasi s’ka qarkullim të autobusit”, thotë ai për arbresh.info.

Ata pak banorë që kanë mbetur në këtë pjesë mezi  s’presin të vijë 15 gushti, por pandemia ka zbehur edhe këtë entuziazëm.

“Këtu kanë jetu veç kroatë. Tash kanë mbet shumë pak edhe veç pleq. Ka shumë pak banorë. Masë luftës janë larg shumë. Mirë jetojmë. Tash vinë  për 15 gushtë ma shumë. Tash shkaku i pandemisë ma pak”.

Banorët kroatë që dikur jetonin në këtë pjesë për çka edhe njihet  Letnica, filluan të largohen nga ky vend pas fillimit të luftës në Kroaci.

“Në bazë të dokumenteve që i kemi Letnica përmendet qysh ne shekullin e mesëm. Kjo pjesë është  njoftë  për miniera. Kryesisht ky fshat ka qenë i banuar më kroatë pas luftës ata kanë ikë se kanë qenë të rrezikuar. Tash fshati ka rreh 300 banorë”.

Emri i Fshatit Letnicë rrjedh nga gjuha kroate leti që do të thotë “fluturoj” emri u vendos nga paraardhësit që panë shumë zogj që fluturonin mbi këtë vend.

Para disa viteve edhe fshatrat e rrethinës administroheshin nga famullia e Letnicës./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme