FDA ka paralajmëruar qytetarët dhe punonjësit e shëndetësisë se një numër i lartë i desinfektantëve të duarve që përmbajnë metanol mund të jenë toksike kur thithen përmes lëkurës dhe vdekjeprurëse në rast se gëlltiten, bën me dije CBS neës.
Agjencia rregullatore në SHBA ka një liste prej 59 firmash disa prej të cilave tashmë i ka nxjerrë nga tregu, ndërkohë që të tjerat rekomandohet të dalin, pasi përmbajnë substancën potencialisht fatale, e njohur ndryshe si alkooli i drurit.
“Agjenia informon të rinjtë dhe adoleshentët të mos gëlltisin produktet e desinfektimit që përmbajnë metanol sepse çojnë në verbim apo edhe vdekje”, citon FDA.
Lista e gjatë e produkteve të rrezikshme përmban edhe firma të tilla të njohura si “ Sam’s Club” dhe “BJ’s Wholesale Club”.
Fillimisht FDA njoftoi konsumatorët muajin e kaluar për 9 emra produktesh, por që nga ajo kohë u testuan edhe të tjerë që u shtuan në listë sepse rezultuan pozitivë për metanolin.
Ky parlajmërim i agjencisë vjen në një kohë kur Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA rekomandon përdorimin e desinfektantëve që përmbajnë të paktën 60% alkool etanol./opinion/
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?