Në pamje të parë të lë përshtypjen se është shtëpi e lutjeve si të gjitha shtëpitë krishtere në Kosovë.
Por më të hyrë brenda shihet veçantia e saj.
Truporja e zonjës së bekuar e cila është e vetmja në rajon e që ndodhet ë Kishën e Letnicës në Kosovë është arsyeja e veçantisë së kësaj kishe.
Don Marjam Dema, për arbresh.info, ka treguar se si ka ardhur truproja në kishën e Letnices nga Shkupi.
“Sipas dokumenteve që kemi, këtu kanë qenë katër kisha. Kishat pastaj janë rrënuar dhe kjo është kishë është ndërtuar në vitin 1932. Karakteristikë e kësaj kishe është truporja e Zonjës së bekuar. Kjo trupore është e vjetër rreth 400 vjet. Kjo trupore e Zonjës së bekuar ka qenë në Shkup, por kur ka ndodhë një luftë në vitin 1690 atëherë nga frika, besimtarët aty kanë ikë dhe e kanë marrë truporen. Për atë arsye i bashkon Letnicën me Shkupin. Karakteristikë tjetër është se ky vend i bashkon të gjitha fetë. Të gjithë besimtaret që vinë edhe të feve të tjera thonë se këtu e gjejnë qetësinë”.
E për ata që nuk e dinë, Nën Tereza ka marr bekimin në këtë kishë për tu bërë motër nderi.
“Nënën Tereza ka lindur në Shkup, ajo si fëmijë ka shtegtua këtu pasi që festa që festohet më 15 gusht këtu, i bjen shumë vizitorë anë e kandë Kosovës. Dhe këtu Nën Tereza ka vendos që të bëhet motër e nderit”.
Ndonëse Letnica është fshat në harrës, gjallëria i shtohet në ditën e 15 gushtit kur për nder të Zonjës së bekuar në këtë vend vijnë besimtar nga i tërë rajoni dhe kryejnë ritet fetare, që tash e sa vite janë bërë traditë.
“Festa që e bëjmë çdo vit, presim ta bëjmë edhe këtë vit, vetëm tash më ndryshe. Në këtë festë vine shumë shtegtar nga Kroacia e Shkupi. Ata persona që vinë këtu kërkojnë ndihmë prej zonjës se bekuar. Ne i bëjmë parapërgatitjet nëntë ditore dhe pastaj e kemi meshën e shenjte ku është një numër i madh i shtegtarëve për këtë festë”.
Don Marjam Demi tregon se ka vazhdimisht vizitorë, duke përmendur edhe një detaj tjetër interesant nga historia.
“Kjo kishë ka një histori kur në vitin 1946 të krishterët në këtë kishë kanë vendosur dhe janë betu që do të jetojnë, dhe vdesin si katolik”.
E për ata që e vizitojnë këtë shtëpi të lutjeve, ardhja këtu është qetësi për shpirtin.
Tush Ukaj nga Ferizaj, thotë se në këtë vend kanë ndodhur shumë mrekulli.
“Na vijmë shpesh këtu. Këtu lutemi sidomos për 15 gusht ditën e Zonjës pasi që e kemi obligim. Këtu është zonja Cernagore, këtu kanë ndodh mrekulli të shumta. Prej këtu e ka marr bekimin Nën Tereza dhe u nis për motër të nderit. Të gjithë priftërinjtë që e marrin mision e tyre vinë këtu. Është vend i shenjt”.
Kjo kish njihet si vendi ku Nënë Tereza e mori thirrjen e parë, dhe fillon jeta e saj prej humanistes.
Çdo vit më 15 gusht në Letnicë festohet e kremtja e Zonjës së Madhe Çërnagore në të cilën tubohen shumë pelegrinë të besimit katolik nga vendet e ndryshme të botës./V.Selimi/arbresh.info/
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi