Rrëfime| Shpresë tek mantelbardhët për lehtësuar vuajtjet që po i shkakton koronavirusi

10:06 | 19 Korrik 2020
L G

“Nuk po mundem me u ngrit në këmbë’, ‘të mos e marrin si hajgare sepse nuk është e tillë’, ‘t’i vendosin maskat, të kenë kujdes, mua m’ka mundu shumë’.

Portali arbresh.info, ju sjellë këto mesazhe dhe intervistat në një video material të plotë.

Shpërfaqin shpresë tek mantelbardhët për të lehtësuar vuajtjet që po i shkakton koronavirusi.

Këta persona po trajtohen në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Në korridoret e Klinikës mbretëron qetësia absolute derisa atë e thyen vetëm zhurma e pajisjeve që u mundësojnë lehtësimin e frymëmarrjes pacientëve me Covid 1.

Pandemia po merr çdo ditë jetë të njerëzve në Kosovë. Në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar dhe nëpër spitale rajonale janë qindra të shtruar shkaku i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike çdo ditë po teston persona të dyshuar, dhe numri i rasteve pozitive çdo ditë vazhdon të jetë i lartë.

Bartja e maskës tashmë është bërë obligative, derisa ekspertët shëndetësor vazhdojnë të bëjnë thirrje edhe për mbajtje të higjienës personale dhe pastrim të vazhdueshëm të duarve.

Me oksigjenoterapi, por me pak fuqi që ju ka mbetur bëjnë thirrje për kujdes.

Storia e realizuar nga gazetarja Agnesë Çitaku, kamëramani Rron Agolli, dhe montazheri Leonor Pacolli, ju sjellë detajet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme