Google ADS

5 vendet në botë ku njerëzit jetojnë më gjatë

09:14 | 19 Korrik 2020
Arbresh.info

Çfarë janë Zonat Blu?

Zona Blu është një term jo-shkencor i dhënë për rajonet gjeografike ku jetojnë disa nga njerëzit më të vjetër në botë. Termi u përdor për herë të parë nga Dan Buettner, i cili po studionte vende të ndryshme të botës për të parë se në cilat zona njerëzit jetojnë më gjatë. Quhen Zona Blu sepse kur Buettner dhe kolegët e tij po kërkonin për këto zona, i vizatuan me blu në hartë.

Pse njerëzit në Zonat Blu jetojnë më gjatë?

Gjenetika përcakton disi jetëgjatësinë tonë dhe përshtatjen ndaj sëmundjeve kronike të zakonshme në pleqëri, nga ana tjetër edhe stili i jetesës ka rëndësi. Njerëzit në Zonat Blu kanë më pak sëmundje kronike në moshë të vonë dhe kjo falë dietës së pasur ushqimore dhe stilit të jetesës.

Cilat janë Zonat Blu?

  1. Icaria, Greqi: Ishull në Greqi ku njerëzit ushqehen sipas dietës mesdhetare, të pasur me vaj ulliri, verë të kuqe dhe perime shtëpie.
  2. Ogliastra, Sardenjë, Itali: Rajoni i Sardenjës është shtëpia e disa prej burrave më të vjetër në botë. Ata jetojnë në fshatra malorë ku zakonisht punojnë nëpër ferma dhe pinë verë të kuqe.
  3. Okinawa, Japoni: Okinawa është shtëpia e disa prej grave më të vjera në botë, të cilat hanë ushqime me bazë soje dhe praktikojnë tai chi, një formë ushtrimi meditimi.
  4. Gadishulli i Nicoya-s, Kosta Rika: Dieta e tyre ka në bazë fasulet dhe tortillas misri. Njerëzit e këtij rajoni zakoisht kryejnë punë fizike.
  5. The Seventh-day Adventists, Loma Linda, Kaliforni: Grup fetar. Njerëzit e këtij komuniteti janë vegjetarianë të rreptë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme