Mos rishikimi i buxhetit nga Kuvendi po e mban peng ekzekutimin e plotë të mjeteve nga Pakoja Emergjente Fiskale.
Nëse Komisioni për Buxhet dhe Transfere arrin të kryej punën e tij, pikë e fundit e rendit të ditës në seancën e 23 korrikut, pritet të jetë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.
Nga Ministria e Financave kanë thënë se kanë kërkuar që ky projektligj të procedohet sa më shpejt në komisione parlamentare dhe të sillet në Kuvend për votimin përfundimtar, raporton arbresh.info.
“Siç e dini, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin nr. 07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. Ashtu siç e kemi bërë të ditur, Ministria e Financave ka kërkuar që projektligji të procedohet sa më shpejt në komisione parlamentare në mënyrë që i njëjti të sillet në Kuvend për votimin përfundimtar”, thuhet në përgjigjen e Muharrem Shahinit nga Divizioni për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Financave.
Sipas këtij dikasteri, sapo të hyjë në fuqi projektligji për buxhetin e rishikuar, menjëherë do të realizohet ekzekutimi i pagesave nga Pakoja Fiskale Emergjente.
“Ministria e Financave bën me dije se sapo projektligji për buxhetin e rishikuar të hyjë në fuqi, ekzekutimi i pagesave të pakos emergjente fiskale do të realizohet në mënyrë të menjëhershme. Sa i përket afateve kohore të procedimit projekt ligjit në Kuvend, ju lusim që t’i drejtoheni Kuvendit të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.
Aktualisht nuk mund të kryhet asnjë pagesë nga Pakoja Fiskale Emergjente.
20 mijë persona i janë shtuar skemës sociale të masës 15 të kësaj pakoje që presin t’i marrin nga 130 euro, për shkak se punëdhënësit nuk kanë arritur t’i paguajnë këta persona./Mira Avdimetaj/arbresh.info/
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...