Koronavirusi po merr jetë njerëzish. Kosova po detyrohet të bashkëjetojë me virusin korona qysh nga marsi.
Po si duket brenda Klinikës Infektive në Prishtinë beteja e përditshme me këtë virus?
Zhurma e aparaturave nëpër secilën dhomë të Klinikës Infektive ku po mjekohen pacientët me Covid-19 jep sinjale për gjendjen shëndetësore të secilit. Një pacient ka tre javë që është i shtrirë në spital dhe tashmë gjendja e tij është përmirësuar.
“Mos të thonë se s’ka virus, le ta dinë se virus ka dhe është serioz”, thotë ai për RTV21.
Asnjëherë më parë nuk kishte problem me frymëmarrjen por tash mezi flet. Kjo është gjendja e një pacienti tjetër.
Ai tash e një javë ndodhet në Klinikën Infektive.
Ka këtu edhe pacientë që nuk kishin besuar se ekziston koronavirusi.
“Në fillim isha shumë në rrezik…keq jam kanë edhe pse po tregoj të drejtën s’kam besuar se virusi ekziston. Ama tash gjithë popullit po i tregoj se Covid-9 ekziston”, thotë ajo.
Mjekët dhe infermierët janë ata që tash e pesë muaj po ballafaqohen për së afërmi me rrezikun e koronavirusit duke qenë në kontakt çdo ditë me pacientë të infektuar.
Në Klinikën Infektive kanë ardhur nga klinikat e tjera edhe shumë mjekë dhe infermierë vullnetarë për tu dalë në ndihmë pacientëve dhe kolegëve të tyre.
Në Infektivë të shpeshta janë edhe rastet kur gjendja e pacientëve përkeqësohet. Një gjë e tillë i ndodhi edhe një pacientes e cila sapo ishte pranuar në repartin A.
Që nga fillimi i muajit qershor, numri i personave të prekur me Covid-19 ka shënuar rritje. Është rritur edhe numri i personave që e kanë humbur jetën.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para