Pyetja e presidentit të Serbisë ndaj kryeministrit Avdullah Hotit se “a kupton serbisht” mori vëmendje. E më shumë u komentua përgjigja e kryeministrit të Kosovës.
Por sipas këshilltarit të jashtëm të Hotit, ky i fundit nuk duhet të kritikohet pasi sipas tij kryeministri i Kosovës tregoi kulturë në Dialog.
I njejti ka folur edhe për uljen e Miroslav Jacakut në krahë të Vuciqit
Një pyetje e presidentit serb ndaj kryeministri të Kosovës të enjten në Bruksel mori shumë vëmendje.
E ky shkëmbim i shkurtër i fjalëve, nuk është se u prit mirë në Kosovë.
Deputetë e përfaqësues të shoqërisë civile e panë këtë veprim si tentim ulje ndaj kryeministrit Hoti.
Por kështu nuk e sheh situatën, Valon Murtezaj i cili njëkohësisht është edhe këshilltar i jashtëm i kryeministrit.
Sipas tij, Hoti ka treguar maturi dhe kulturë, ndaj një presidenti sic është Vuciq.
Veç pjesës hyrëse, ky takim u cilësua si i anshëm për shkak të pozitës së Miroslav Lajcakut në tavolinë.
Mirëpo Murtezaj thotë se kjo gjë nuk duhet të shikohet si anshmëri, por si lëshim protokollar.
Ndërkohë kryeministri Hoti të premten tha se Kosova në Bruksel ka shkuar me një qëllim, dhe nuk merret me pjesët e tjera se çfarë dhe si është sillur Vuciq para takimit.
E, takimi i 16 korrikut ka pasur edhe tensione.
Vetë përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell ka thënë se diskutimet mes Hotit e Vuciqit nuk kanë qenë të lehta.
Ndërsa, Zëdhënësja e BE’së për Politikë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Nabila Massrali ka konfirmuar për T7 se një ekip teknik i dy shteteve do të takohet sërish javën e ardhshme për të shtjelluar temat që janë diskutuar më 16 korrik, konkretisht çështjen e të pagjeturve dhe ekonominë.
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...