Quique Setien i ka dhënë të drejtë Leo Messit.
Pas humbjes kundër Osasuna, Lionel Messi ka shpërthyer në kritika për skuadrën e tij.
Messi ka thënë se nëse këto paraqitje vazhdojnë, Barca rrezikon të eliminohet edhe nga Napoli në Ligën e Kampionëve.
Këtyre komenteve iu është përgjigur trajneri Quique Setien, duke i dhënë të drejtë kapitenit të skuadrës.
“Ne duhet të ndryshojmë shumë, përndryshe mund të pësojmë ndaj Napoli”, ka thënë Setien, transmeton lajmi.net.
“Unë tashmë kam thënë se nëse luajmë kështu nuk mund të luftojmë për Ligën e Kampionëve, dhe e shihni, ne nuk mund të luftonim as për ligën. Ne duhet të jemi vet-kritik”, ka shtuar trajneri.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë planet e Quique Setien për ndeshjen kundër Napoli, nëse deri atëherë do të jetë në krye të stolit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...