4 të vdekur dhe 102 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

16:30 | 18 Korrik 2020
Arbresh.info

Tjetër rekord negativ me Covidin është regjistruar në Shqipëri në 24 orët e fundit, me 4 pacientë që e kanë humbur betejën me sëmundjen duke ndërruar jetë.

Në mesin e viktima është dhe një 43 vjeçar nga Kamza pa sëmundje të tjera, i intubuar prej disa ditësh.

Po kështu kanë humbur jetën një 60 vjeçar nga Shkodra, 64 vjeçare nga Durrësi dhe 61 vjeçar nga Tirana, me sëmundje të tjera shoqëruese.

“Situata paraqitet shumë serioze” tha Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik

Në dy spitalet Covid, janë 110 pacientë të shtruar, njëri prej të cilëve është i intubuar.

Ndërkohë i lartë ishte edhe numri i rasteve të reja, plot 102 raste pozitive përgjatë 24 orëve nga 501 testime të kryera./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme