10 skuadrat që kanë shënuar më së shumti gola në shekullin 21

15:44 | 18 Korrik 2020
Arbresh.info

Barcelona është skuadra që ka shënuar më së shumti goli në shekullin 21.

Katalanët, në këtë shekull në skuadër kanë pasur lojtarë jashtëzakonisht cilësorë.

Vlen të përmenden emrat si Patrick Kluivert, Rivaldo, Luis Figo e për të vazhduar te Ronaldinho, Samuel Eto’o, Lionel Messi, e shumë të tjerë.

Golat e shumtë të këtyre yjeve dhe jo vetëm, kanë bërë që Barcelona të numërojë 2730 gola në 1193 ndeshje, duke e vendosur si skuadrën me më së shumti gola në shekullin 21.

Pas tyre vjen Real Madrid, me 2633 gola të shënuara në 1162 ndeshje.

Vendi i tretë i takon Bayern Munich, me 2496 gola të shënuara në 1060 ndeshje.

Renditja vazhdon:

Arsenal: 2254 gola, 1164 ndeshje

Chelsea: 2227 gola, 1156 ndeshje

Manchester United: 2226 gola, 1169 ndeshje

Liverpool: 2059 gola, 1135 ndeshje

PSG: 2033 gola, 1077 ndeshje

Manchester City: 1963 gola, 1024 ndeshje

Lyon: 1938 gola, 1069 ndeshje

 

Të ngjashme