Morën premtime se nuk do të shpërngulen nga bjeshkët e tyre, mirëpo banorët e bjeshkës së Zhlepit po maltretohen dhe dëbohen nga policia kufitare e Malit të Zi.
Pesë familje tashmë janë dëbuar me dhunë nga “Kulla e Zhlepit”, zonë kjo e cila ka qene pjesë e territorit të Kosovës para nënshkrimit të Marrëveshjes për përcaktim të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Në mënyrë graduale dita-ditës banorët e kësaj bjeshke po shpërngulen.
Dëshmitar i gjithë këtyre torturave nga policia malazeze ishte Rasim Mulaj, banorë i fshatit Llukë të komunës së Deçanit, i cili ka disa muaj që ka dal në bjeshkët e Zhlepit.
Mulaj tregon se si këto pesë familje bashkë me fëmijë e të rritur janë detyruar t’i lëshojnë stanet e tyre të detyruar nga policia e Malit të Zi.
Edhe ky banor nga Poqeta e Pejës, është përballur me policët malazez. Ai tregon se si është ndier i rrezikuar në bjeshkët që ka lindur dhe është rritur.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës që ka kundërshtuar marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, Ali Lajçi ka thënë se ky dëbim po bëhet në mënyre graduale dhe të heshtur për t’i larguar kosovarët nga ajo zonë.
Lajci nuk beson se do të ndodh korrigjimi i kësaj marrëveshje.
Janë bërë rreth dy vite që kur Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, me premtimin se i menjëhershëm do të jetë edhe vendimi për liberalizim të vizave.
Prej asaj kohe nuk ka ndodhur rishikimi i vijës kufitare, siç pretendonte pala kosovare, e as vendi nuk e ka fituar liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian./Mira Avdimetaj/arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban