Kryeprokurori Lumezi me telegram ngushëllimi për prokurorin Ismet Ukshini

13:09 | 18 Korrik 2020
Arbresh.info

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka dërguar telegram urimi tek kolegët, familjarët dhe miqtë e prokurorit Ismet Ukshini i cili sot vdiq pas betejës që pati me koronavirusin.

Lumezi ka kujtuar prokurorin Ukshini duke thënë se ishte shembull, i cili me përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit.

Ky është telegrami i ngushëllimit:

E nderuara familje Ukshini,

Me pikëllim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Ismet Ukshini, i cili, fatkeqësisht humbi betejën me pandeminë COVID-19.

Me lejoni të shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët e prokurorit Ukshini.

Kujtojmë se prokurori Ismet Ukshini ishte shembull, i cili më përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme