Google ADS

Kryeministri Hoti mbledh me urgjencë në takim përfaqësuesit e Telekomit

12:49 | 18 Korrik 2020
Arbresh.info

Telekomi i Kosovës për shkak të ngrirjes së llogarive nga përmbaruesit është buzë falimentimit.

Për këtë, kryeministri ka thirrur në takim urgjent u.d e shefit ekzekutiv Burbuqe Hanën si dhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Telekomit, mëson portali arbresh.info.

Takimi do të mbahet me fillim nga ora 14:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Portali arbresh.info të mërkurën kishte raportuar ekskluzivisht për bllokimin e llogarive bankare të ndërmarrjes publike, Telekomi i Kosovës duke rrezikuar me falimentim pasi Gjykata Themelore Prishtinë ia ka njohur të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC” për përmbarimit (realizimin) e borxhit milionësh duke ia refuzuar prapësimin (kundërshtimin) e parashtruar nga Telekomi.

Ditë më parë Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh.a,  një ditë më pas është takuar ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit, Blerim Kuçi për të diskutuar për mundësitë e tejkalimit të situatës së rendë në të cilën ndodhet TK, si pasojë e  këtij bllokimi nga përmbaruesi privat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme