Google ADS

Këshilli Prokurorial ngushëllon familjen e prokurorit që humbi jetën nga Covid-19

12:27 | 18 Korrik 2020
Arbresh.info

Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Ismet Ukshinit, Prokuror i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, transmeton portali arbresh.info.

E nderuar familje Ukshini,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin sot për vdekjen e familjarit tuaj dhe kolegut tonë të nderuar, Prokurorit të Shtetit, z.Ismet Ukshini. Vdekja dhe largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për familjen Tuaj, por edhe për tërë sistemin prokurorial dhe përgjithësisht për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, më lejoni që në emrin timin personal dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella Juve për humbjen e zotëri Ismet Ukshinit dhe njëkohësisht edhe kolegëve, miqve dhe të afërmve të tij.

Prokurori Ismet Ukshini ishte dhe mbetet shëmbëlltyrë e njeriut të ndershëm, i cili me përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit të tij.

Me ndjesinë dhe respektin më të thellë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme