Google ADS

Infektohen me Covid-19, aktorja e famshme dhe vajza e saj shtrihen në spital

12:11 | 18 Korrik 2020
A. B.

Aktorja e njohur indiane, Aishwarya Rai dhe vajza e saj janë shtrirë në spital, pak ditë pasi u konfirmua se ato bashkë me burrin e Aishwaray dhe vjehrrin e saj u infektuan me Covid-19.

Aktorja, 46 vjeçe, ishte izoluar në shtëpi me vajzën e saj të vogël Aaradhya, tetë vjeçe, por thuhet se ka shkuar në një spital në Mumbai pasi që të dyja kishin probleme me frymëmarrjen, shkruan Reuters transmeton portali arbresh.info

Abhishek zbuloi me një tweet të dielën se gruaja dhe vajza e tij ishin testuar pozitive, megjithatë ai tha që ata do të izolohen në shtëpi.

Që atëherë mendohet se Aishwarya dhe Aaradhya qëndruan në shtëpinë e familjes.

Fansat e tyre u lutën që ata të shërohen shpejt. Amitabh bashkë me Abhishek dhe Aishwaray janë emra të njohur në kinematografinë e “Bollywoodit”.dhe yjet të kinematografisë indiane. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme