Google ADS

Dua dhe Anwar më të lumtur se kurrë, shijojnë bukuritë e New York-ut

09:33 | 18 Korrik 2020
A. B.

Ylli me famë botërore, Dua Lipa po e shijon qëndrimin në Amerikë.

Dua dhe Anwar pas katër muajsh izolim për shkak të pandemisë u ribashkuan me familjen e Anwarit në Amerikë, shkruan DailyMail, transmeton portali arbresh.info

Teksa u kapën në disa momente nga paparacët, dyshja dukeshin të emocionuar që janë kthyer në SHBA ku u panë duke ngrënë drekë si dhe duke pirë kafe.

Dua, e cila dy ditë më parë ishte kthyer në brune, kishte veshur një bluzë të zezë, të hapur tek gjoksi.

Nën pantallona, këngëtarja tregoi getat rrjetë, me të cilat vuri në pah belin e hollë.

Dukej e saj e kompletoi një varëse argjendi me nuanca rozë dhe një maskë e zezë në fytyrë, të cilën e hiqte herë pas here.

Ndërkohë, Anwar ishte veshur sportiv, me pantallona të zi dhe bluzë të bardhë me të verdhë si dhe mbante maskë në fytyrë.

Anwar dhe Dua dukeshin të lumtur teksa shëtiteshin dorë për dore. Kjo dalje e tyre vjen pak kohë pasi u rikthyen në New York. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme