Google ADS

Pritja që iu bë Hashim Thaçit pas kthimit nga Haga

08:24 | 18 Korrik 2020
Arbresh.info

U intervistua plot katër ditë nga Prokurori i Specializuar i Gjykatës Speciale në Hagë.

Por, pas kthimit në Kosovë, pikërisht në pikëkalimin kufitar në Morinë, Hashim Thaçi u prit nga qindra qytetarë me flamuj kombëtarë e të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan portali arbresh.info.

Për të përshëndetur turmë ai madje doli edhe nga makina me të cilën po udhëtonte.

Por qytetarët e entuziazmuar ia bllokuan kalimin eskortës duke e vonuar atë për disa minuta.

“Një falënderim nga zemra për Ju motra e vëllezër, që në këtë kohë të vështirë jo vetëm për shkak të pandemisë, sot më keni pritur krahëhapur si gjithmonë. Mirënjohje dhe falënderim për të gjithë qytetarët e Kosovës tonë krenare. Gjithmonë me Ju!”, shkroi ai më pas në Facebook.

Në kufi ndodhej edhe kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati i cili tha se ishte një organizim qytetar dhe jo nga organizata e tij.

“Nuk është në mënyrë të organizuar, nuk është e organizuar është vullneti i qytetarëve që ta presin liderin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kanë dalë ta presin Presidentin e vendit”, ka deklaruar ai.

Kurse qytetarët të pyetur nga arbresh.info për arsyen se pse dolën ata në Morinë, përgjigjja ishte, se kanë dalë për ta pritur Presidentin që sipas tyre po e tregon pastërtinë e UCK-së gjatë luftës në Kosovë.

Në mesin e atyre që kanë dalur janë edhe figura politike.

Kujtojmë se Presidentit Hashim Thaçi e Kryetarit të PDK-së Kadri Veseli janë ftuar nga Gjykata Speciale nën dyshimin për krime lufte.

Më të mbërritur në Tiranë presidenti Thaçi përmes një postimi në facebook ka thënë se sot (e shtunë) me një fjalë rasti do t’i drejtohet qytetarëve ku do të tregojë për intervstimin./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme