Google ADS

Reshje dhe ulje temperaturash në Shqipëri

08:11 | 18 Korrik 2020
Arbresh.info

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por që nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara, kryesisht në zonat veriore dhe verilindore. Vranësirat gjatë ditës së nesërme pritet të shtrihen edhe në zonat e ulëta duke sjellur reshje të izoluara edhe në këto zona.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 12ºC në 29ºC, në zonat e ulëta nga 18ºC në 33ºC dhe në zonat bregdetare nga 20°C në 34ºC.

Era do të fryjë në drejtim Veri-përëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët, por që në fragmente të shkurtra kohore do të zëvendësohet nga reshjet të cilat do jenë në formën e rebesheve. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 11ºC deri në 25ºC dhe në zonat e ulëta nga 16ºC në 27ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës:/tch

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme