Sa është gjoba në Zvicër për ata që i shmangen karantinimit?

07:59 | 18 Korrik 2020
A. B.

Zyra Federale e shëndetit Publik (BAG) ka krijuar një faqe në internet lidhur me temën e hyrjes/udhëtimit nga jashtë në Zvicër .

Këshilli Federal ka vendosur më 6 korrik 2020 për të futur në fuqi një detyrim karantine prej 10 ditësh për personat që vijnë nga zonat jashtë vendit, me rrezik të shtuar të infeksionit.

Zyra Federale e shëndetit Publik (BAG) ka krijuar një faqe në internet lidhur me temën e hyrjes/udhëtimit nga jashtë në Zvicër në të cilën përfshihen informacionet më të rëndësishme (ku gjendet edhe një listë zonash / shtetesh me rrezik të rritur të infeksionit), si: kompensimi; përjashtimi nga karantina; kontaktet).

Sipas BAG, kushdo që i shmanget karantinimit mund të dënohet me 10 mijë franga zvicerane.

Të ngjashme