Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, insiston se Gjykata Speciale është raciste, meqë merret vetëm me shqiptarët dhe luftën e UÇK-së.
Ai beson se e gjithë kjo është fabrikim dhe politikisht e ngarkuar.
“Është një gënjeshtër e madhe, nuk e besoj fare, masakrat i ka bërë Serbia, por ajo e ka furnizuar me dokumente shpifëse, është aktakuzë e fabrikuar, politikisht e ngarkuar”, ka thënë Gucati në intervistën e dhënë për Interaktiv të KTV-së.
Ai thotë se në këtë janë të përfshira edhe shtetet që nuk ia duan të mirën Kosovës.
Gucati thotë se deri më tash janë ftuar mbi 260 ushtarë të UÇK-së, disa si dëshmitar e disa si të dyshuar. Madje, edhe këtë e sheh të qëllimshme.
“Specialja është raciste, i ndjek vetëm ushtarët e UÇK-së. Ne jemi për të zbardhur të gjitha krimet, nëse kam bërë edhe unë krime, lë të më ndjek, por meqë nuk është kështu, atëherë është raciste”, ka thënë Gucati.
Ai ka treguar se pas Thaçit dhe Kadri Veselit, janë ftuar edhe 5 luftëtarë të tjerë. Dy sipas tij janë intervistuar në Hagë e dy në Prishtinë. I pesti, Gafur Elashani, ende nuk është intervistuar.
“Janë ftuar mbi 265 veta, vetëm emri i Thaçit nuk ka qenë në listë, ky ka qenë i fundit. Në cilësinë e të dyshuarit kanë shkuar shumë, por edhe si dëshmitarë. Edhe me këtë, Specialja ka dashur të ndajë shqiptarët, t’i fusë në konflikt veteranët mes vete, duke i ftuar disa si të dyshuar e disa si dëshmitarë”, ka nëvizuar ai./koha.net/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...