Google ADS

Rrugicat e kalasë së Elbasanit kthehen në strehë për narkomanët

23:55 | 17 Korrik 2020
Arbresh.info

Rrugicat e brendshme të kalasë së Elbasanit janë nga atraksionet kryesore turistike të këtij qyteti, janë ndalesa dhe vizita e parë e çdo turisti që ka kuriozitet të njihet me qytetin dhe historinë e tij.

Por, fatkeqësisht një pjesë e këtyre rrugicave duket se janë lënë pas dore. Papastërtitë të hedhura pa kriter dhe të pa pastruara.

Ky fakt, më shumë se kushdo, pohohet nga vetë banorët e zonës, ose nga ata që kalojnë çdo ditë në këto rrugica historike.

Sikur të mos mjaftonin papastërtitë, këto rrugica janë kthyer edhe në një vend i preferuar nga përdoruesit e drogës, të cilët përfitojnë nga mungesa e patrullimeve të policisë si dhe mungesa e ndriçimit gjatë natës, raporton a2.

Provat për këtë realitet janë të dukshme.

Banorët e zonës kërkojnë një vëmendje më të shtuar si nga bashkia, sa i takon pastrimit dhe ndriçimit të rrugicave të kalasë, ashtu edhe nga policia për të mos lejuar përdoruesit e drogës, që t’i kthejnë këto rrugica në vende të rrezikshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme