Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i ka shprehur ngushëllime familjes si dhe Policisë së Kosovës për vdekjen e policit, Ilir Gjokaj i cili ka humbur jetën si pasojë e Covid-19.
Përmes një shkrimi në facebook, Zemaj ka thënë se Gjokaj ka shërbyer në Stacionin Policor të Gjakovës, shkruan arbresh.info.
Postimi tij i plotë:
Menaxhimi i pandemisë Covid-19 është një punë e përbashkët e shumë institucioneve dhe shërbimeve të vendit tonë. Në këtë betejë të vështirë një kontribut të jashtëzakonshëm janë duke e dhënë edhe Policia e Kosovës, e cila ka angazhuar katër mijë pjesëtarë të saj për të përkrahur institucioinet shtetërore në zbatimin e masave kundër Covid-19 dhe në ruajtje të shëndetit të popullatës. Për fat të keq, Covid-19 ka prekur edhe pjesëtarë të PK-së dhë një nga ta, miku im polici Ilir Gjokaj që ka shërbyer në Stacionin Policor të Gjakovës ka humbur betëjen me virusin. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe Policisë së Kosovës për këtë humbje të pakompensueshme, duke bashkëndjerë me ta në këto momente të vështira./arbresh.info
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën