Google ADS

Shkon në 35.028 numri i vdekjeve nga koronavirus në Itali

22:37 | 17 Korrik 2020
Arbresh.info

Në Itali gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 11 persona të tjerë nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 35.028 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i rasteve aktive me COVID-19 në Itali aktualisht është 12.456.

Deri më tani, numri i të infektuarve me koronavirus është 243.967, me 233 raste të reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i të shëruarve është rritur me 237 pacientë të tjerë të shëruar, duke shkuar në gjithsej 196.483.

Që nga shpërthimi i pandemisë, Italia ka kryer 6.154.259 teste të dyshuara për COVID-19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme