Pas pritjes madhështore që iu bë nga qindra qytetarë në Morinë, vjen edhe reagimi i presidentit Hashim Thaçi.
Ai ka falënderuar nga zemra siç tha ai të gjithë motrat e vëllezërit që përkundër pandemisë, e pritën krahëhapur, shkruan portali arbresh.info.
“Një falënderim nga zemra për Ju motra e vëllezër, që në këtë kohë të vështirë jo vetëm për shkak të pandemisë, sot më keni pritur krahëhapur si gjithmonë. Mirënjohje dhe falënderim për të gjithë qytetarët e Kosovës tonë krenare. Gjithmonë me Ju!”, thuhet në mbishkrimin e Presidentit bashkëngjitur me disa fotografi nga pritja.
Kujtojmë se Thaçi u kthye nga Haga pas katër ditëve intervistim nga Prokurori i Specializuar i Gjykatës Speciale./arbresh.info/
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...
Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikues...
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë