Google ADS

Rritet numri i të infektuarve me coronavirus në Dibër

20:55 | 17 Korrik 2020
Arbresh.info

Shtabi i Krizës Komunal në Dibër, në seancën e sotme të pasdites, duke analizuar situatën epidemiologjike me Covid-19, e vlerëson si serioze.

Kjo, siç thonë nga atje, konfirmon shfaqjen e numrit të shtuar të të infektuarve dhe numrit të madh të rasteve të dyshimta që paraqiten në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër.

Pas një analize të plotë, u konkludua se maska mbrojtëse, distanca fizike dhe dezinfektimi i duarve nuk janë të mjaftueshme për të parandalimin e virusit.

“Ne i kërkojmë Shtabit të Përgjithshëm të Krizave të marrë masa më rigoroze parandaluese që do të lidhen drejtpërdrejt me situatën në komunën e Dibrës. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e mbrojtjes dhe të mos e lënë pas dore situatën”, thuhet në konkluzionet e Shtabit të Krizës në Dibër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme