Në Bosnjë e Hercegovinë sot sërish është shpallur gjendje e epidemisë, me qëllim të veprimit më efikas që të parandalohet përhapja e koronavirusit.
“Shpallja e epidemisë së Covid-19 në të gjithë territorin e Federatës së BeH-së nënkupton veprim më operativ të të gjitha institucioneve relevante të cilat zbatojnë masa për parandalim të përhapjes së Covid-19”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në kumtesë shtohet se shpallja e epidemisë nuk do të thotë vendosje e masave të reja kufizuese, por vetëm do të tentohet më me efikasitet të zbatohen masat e vendosura.
Bëhet fjalë për mbajtjen e distancës fizike, ndalesë për tubime më të mëdha dhe detyrim për mbajtjen e maskave mbrojtëse në ambient të hapur, por edhe në disa ambiente të hapura, siç janë tregjet.
Drejtori i Institutit për Shëndet Publik i Republikës Sërpska, Branisllav Zhelkoviq, në konferencë për shtyp, sot tha se gjendja epidemiologjike atje mund të përshkruhet si e pavolitshme.
Ai paralajmëroi se së shpejti me siguri do të vendoset detyrimi për mbajtjen e maskave mbrojtëse në ambient të hapur.
O’Brien: Asociacioni nuk krijon një shtresë tjetër të pushte...
Kurti pas takimit me O’Brien: Serbia s’po nënshkruan dhe po ...
Vuçiq nuk merr pjesë në samitin BRICS, Serbia përfaqësohet m...
Hamza në Gjakovë: Me qeverisje të përgjegjshme do ta zhvillo...
Pas imitimit nga Rrezi, ky është mesazhi që i çoi Produksion...
Përparim Rama: Kur ngecni në trafik, dilni nga vetura ose le...