Në Prizren në orët e pasdites ka ndodhur një therje me thikë ku një person ka mbetur i lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Osmanollaj ka thënë se ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje ndërmjet të dyshuarit dhe viktimës, ndërsa shton se me urdhër të prokurorit i dyshuari ndalohet në mbajtje në afat prej 48 orësh.
“Rreth orës 17:56 min, në rrugën “Remzi Ademaj”, për shkak të një mosmarrëveshje ndërmjet të dyshuarit dhe viktimës, kemi një rast lëndim i lehtë trupor, për faktin se i dyshimti duke e përdorur një mjet të prehtë ka lënduar viktimën duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me urdhër të prokurorit i dyshimti ndalohet në mbajtje në afat prej 48 orë”, ka thënë Osmanollaj./arbresh.info
Vritet një grua dhe plagosen 16 persona nga një sulm raketor...
Negociatat me BE-në, Bislimi: Kosova i gëzohet kësaj arritje...
Kurti: I gëzohemi fort arritjes së Shqipërisë për hapjen e n...
Istogu përballet me skuadër çeke në raundin e tretë të Kupës...
Frederik Veseli transferohet tek kampioni i Shqipërisë
Apeli vërteton dënimin me burgim ndaj dy të miturve për vras...