Google ADS

Malishevë, një i shëruar me COVID-19 dhe dy persona rezultuan negativ pas testimit me COVID-19

17:18 | 17 Korrik 2020
Arbresh.info

Malisheva edhe sot nuk ka regjistruar asnjë rast të prekur me koronavirus.

Por lajm i mirë është konfirmuar pak më parë në shpalljen e rezultateve të publikuara nga IKSHPK.

Në këtë publikim të rezultateve të analizave të testeve për COVID-19, rezultoi një person i shëruar dhe dy persona rezultuan negativ, për ditën e sotme 17 korrik 2020, sipas konfirmimit të nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në komunikim të drejtpërdrejt me IKSHPK-në.

Edhe sot, shtabi komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Malishevë, është duke punuar 24 orë në ditë, duke e përcjellë situatën, dhe sipas nevojës edhe duke intervenuar në ofrimin e shërbimeve për të gjithë ata që kanë nevojë, e në veçanti për rastet aktive të prekura me COVID-19.

Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

94 të prekur me COVID-19, prej tyre 78 janë shëruar, 12 raste janë aktive, ndërsa 4 raste kanë përfunduar me vdekje./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme