Google ADS

Paralajmërim i OBSH-së për vendet afrikane lidhur me COVID-19

17:16 | 17 Korrik 2020
Arbresh.info

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi shtetet sub-sahariane afrikane, në të cilën jetojnë 26 për qind të refugjatëve në botë, për përhapjen e llojit të ri të epidemisë së koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i OBSH-së për Afrikën, Matshidiso Moeti tha se refugjatët dhe të zhvendosurit janë më të prekur dhe më të rrezikuar në luftën kundër COVID-19.

Duke theksuar se 26 për qind e refugjatëve për shkak të dhunës dhe përleshjeve në botë, si 19 milionë persona të zhvendosur jetojnë në vendet sub-sahariane, Moeti theksoi se masat higjienike dhe rregulli i distancës sociale do të jetë vështirë i aplikueshëm në kampet e stërmbushura.

Moeti thekson se gjatë krizës duhej ndihmë shtesë nga të gjitha vendet dhe partnerët e tyre.

Sipas të dhënave që i publikoi “Worldmeter”, në kontinentin afrikan janë shënuar mbi 668.000 raste me COVID-19 ndërsa kanë vdekur 14.400 si pasojë e koronavirusit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme