Google ADS

Mbulimi i hundës dhe gojës e ul rrezikun e prekjes nga koronavirusi me 65%

14:34 | 17 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Sipas një studimi në Universitetin e Kalifornisë, mbajtja e maskës e ul ndjeshëm rrezikun e infektimit me koronavirus.

Mbulimi i hundës dhe gojës e ul rrezikun e prekjes nga koronavirusi me 65%, thuhet në përfundimin e studiuesve.

Në fillimet e pandemisë, shkencëtarët thonin se maska shërbente vetëm për të ndaluar transmetimin e virusit tek të tjerët, por studimet e mëtejshme treguan se ajo mbron edhe njerëzit e shëndetshëm.

“Të gjithë duhet të mbajnë maska. Ata që thonë se nuk besojnë në efikasitetin e maskës, po injorojnë provat shkencore. Nuk është me të besuar kjo punë. Është njësoj si të thuash nuk besoj te forca e rëndesës”, shprehen studiuesit amerikanë.

Mbulimi i hundës dhe gojës në ambjente publike ka nisur të behet e detyrueshme në shumë shtete të botës që prej fundit të muajit Maj./ Opinion.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme