Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se ka vdekur një 64-vjeçar nga ky qytet i infektuar me koronavirus, raporton Express.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kastrati ka bërë me dije se kjo është vdekja e parë nga COVID-19 në këtë komunë.
“Sapo jemi njoftuar se në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka ndërruar jetë një qytetar i yni 64 vjeç, i identifikuar me #COVID19. I ndjeri është nga komuniteti serb dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes e miqve. Ju lutem bartni maskat, mbani distancën dhe dezinfektoni duart vazhdimisht. Me këto tre hapa të thjeshtë siguroni veten dhe tjerët rreth jush. Edhe njëherë, ngushëllimet më të sinqerta familjes!”, ka shkruar Kastrati.s
BE-ja u bën thirrje Izraelit dhe Hezbollahut të tregojnë për...
Tërmet në Maqedoninë e Veriut
Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë, PS-ja pritet të kërkojë përj...
Komandanti i KFOR-it dhe kreu i ushtrisë shqiptare flasin pë...
Ndërron jetë dizajneri legjendar i Mercedes
Kafshët shtëpiake ulin stresin dhe ngadalësojnë plakjen