Pacolli: Qeveria Hoti është fajtore për rritjen e rasteve me COVID-19

13:32 | 17 Korrik 2020
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar qeverinë Hoti për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Deputetët e LVV-së, kanë thënë se Qeveria e Kosovës është fajtore për hapjen  totale dhe shtimin e rasteve të vdekjeve nga virusi COVID-19, raporton Arbresh.info.

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli në një konferencë për media  tha se një qeveri e tillë nuk mundet më na udhëheq vendin.

“Tani ku të gjithë shtetet po punojnë për pandeminë Qeveria e Kosovës shkaku i hapjes totale ndikoj në shtimin e numrave më pandemi. Disa gjera mund të kthehen në normalitet por shumë gjera jo.

Insistimi i Qeveris ilegale për gjendjen e jashtëzakonshme nuk janë zgjidhje. Këto janë politika të  reja. Ky normalitet i ri kërkon përgatitje  dhe vadisim, kërkon Qeveri të përgjegjshme. Mungesa e një qeverie të papërgjegjshme ka përkeqësuar situatën dhe ka rritur papërgjegjësinë. Sot një pjesë e madhe e qytetarëve ndjehen të pasigurt. Grat dhe familjet më të ardhura të ulëta janë problem. Mungesa e përkrahje të bizneseve ka rrezikuar mërqinjën e tyre. Kjo Qeveri ilegale dhe jo legjitime nuk mundet më na udhëheq” ka thënë Pacolli./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme