Xherdan Shaqiri u shfaq në një ndeshje të Liverpoolit për herë të parë në gjashtë muaj në mesjavë, kur Arsenali e mposhti Liverpoolin në Emirates. Pas ndeshjes, shumë tifozë mbeten të befasuar nga ndryshimi i flokëve të Shaqirit.
Sulmuesi anësor me origjinë nga Kosova u inkuadrua në ndeshjen kundër Arsenalit kur kishin mbetur më pak se dhjetë minuta lojë deri në fund, mirëpo ai s’e pati ndonjë rast për t’ia dhënë Liverpoolit të paktën një barazim në Emirates.
Megjithatë, përkundër që Shaqiri luajti vetëm për pak minuta lojë, ai u komentua shumë në rrjete sociale pas ndeshjes, pasi që tifozët e vërejtën se Shaqiri tani i ka flokët në ngjyrë shumë më të errët sesa më parë.
Nice gesture from Klopp to let this man pretend to be Shaqiri and play for Liverpool for a few minutes pic.twitter.com/KERCyZGxrZ
— Si Lloyd (@SmnLlyd5) July 15, 2020
Who is this man claiming to be Shaqiri? pic.twitter.com/CqxRWDb13i
— Niall Moran (@niallmoran_) July 15, 2020
Një numër i tifozëve madje janë tallur se Shaqiri nuk dukej aspak si vetja, teksa talleshin se dikush tjetër po pretendonte të ishte Shaqiri.
Tifozët e kishin vërejtur ndryshimin në dukjen e Shaqirit edhe para disa muajve, kur ai bëri transplant flokësh dhe doli në fushë me pamje plotësisht tjetër. /Gazeta Express/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...