Dhurata Dora dhe Azet publikojnë duetin e ri “Fajet”

08:28 | 17 Korrik 2020
A. B.

Dy këngëtarët shqiptarë që i kanë kaluar kufijtë sa i përket suksesit të muzikës së tyre, Dhurata Dora dhe Azet kanë lansuar bashkëpunimin e ri.

Kënga titullohet “Fajet”, e cila u kompletua edhe me një videoklip të veçantë, vlenë të theksohet se Dhurata si gjithmonë erdhi e bukur dhe plot stil, shkruan portali arbresh.info

Kënga ka ritëm, plotë adrenalinë dhe një videoklip të perfeksionuar i cili u xhirua në Marbella të Spanjës.

Kujtojmë se “Lass Los” ishte bashkëpunimi i mëparshëm i dy këngëtarëve, videoklipi i të cilit u lansua në muajin shkurt. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme