Pas pauzës 20 muajshe, u takuan sy më sy kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
E pas takimit të djeshëm (16 korrik) në Bruksel, është vendosur që Hoti dhe Vuçiq të takohen sërish në fillim të muajit shtator.
Kështu bëri të ditur në një deklaratë i emëruari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, shkruan portali arbresh.info.
Se në Bruksel u diskutua për të pagjeturit, të zhvendosurit dhe ekonomitë e dy vendeve, u tha nga të dyja palët pas takimit.
“Diskutimet u fokusuan në dy elemente. E para ishte personat e zhdukur dhe të zhvendosur, për pjesën e parë është një çështje simbolike në kontekstin e pajtimit dhe është një çështje për familjet që po jetojnë me paqartësi. Është kyçe të punohet me Kryqin e Kuq për të zgjidhur rastet e mbetura dhe t’i jepet një mbyllje çështjes. Për temën e dytë është një çështje gjithashtu e rëndësishme, është për sigurimin e kushteve të jetesës për ata që janë kthyer. E dyta ishte edhe bashkëpunimi ekonomike. Bashkëpunimi i intensifikuar ekonomik do të thotë vënia në përdorim e tërë potencialit ekonomik të Kosovës dhe Serbisë, dhe do të thotë krijimi i vendeve të punës dhe përmirësimi i jetës për njerëzit. Të dy liderët janë pajtuar të vazhdojnë të punojnë në nivele ekspertësh këtu në Bruksel. Takimi i radhë do të mbahet në fillim të muajit shtator”, deklaroi Lajçak.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se njohja reciproke dhe normalizimi i raporteve në mes të dy vendeve janë parimet bazë dhe qëllimi përfundimtar i këtij procesi.
“Me kërkesën tonë, dy temat e takimit të parë ishin personat e pagjetur dhe çështjet ekonomike. Për ne tek ekonomia përfshihen edhe kompensimi i dëmeve të luftës, suksesioni, borxhi shtetërorë, pensionet, kursimet në banka, pagat e humbura të punëtorëve të larguara nga puna, dëmtimet e pronës private dhe çështje të tjera që do të vazhdojnë të diskutohen në takimet e ardhshme. Jemi të vendosur që çështja e të pagjeturve të mbyllet sa më shpejt, sepse ndjejmë obligim moral ndaj familjeve të tyre”, tha Hoti pas takimit.
E presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se në takimin e djeshëm kanë mbrojtur e përfaqësuar interesat serbe, kurse bëri të ditur se në shtator do të diskutohen cështje të tjera, si pronat, por që ai ka kërkuar të bisedohet edhe për Asociacionin./arbresh.info/
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Zyra e KiE-së në Prishtinë organizon një tryezë diskutimi, m...
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, të paktën 93 persona rez...
LDK sot prezanton kandidatët për deputetë të Prishtinës
Mblidhet sot Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Moti sot në Shqipëri