Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, i cili vie nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, e vlerëson të padrejtë aktakuzën e Prokurorisë së Specializuar ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Lladrovci thotë se të gjithë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, besojnë në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit.
”Kjo aktakuzë është e padrejtë”.
”E padrejtë sepse asnjëherë nuk ka ndodhur të bëhet publike aktakuza pa u marrë konfirmimi”.
”Unë dhe të gjithë ata ushtarë të UÇK-së besojnë në pafajësinë e tij dhe besoj që do të triumfojë”.
Pyetur në Rubikon se pse ishin të parët Hashim Thaçi e Kadri Veseli në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, Lladrovci u shpreh se është synim i saj për ta dëmtuar shtetin e Kosovës.
”Unë nuk e di më se kë do ta ftojnë, por prokurori e ka bërë njoftimin, këta të dy janë themelues të UÇK-së”.
”Kjo aktakuzë e Prokurorisë së Specializuar e ka një synim që ta dëmtojnë shtetin e Kosovës sidomos kur faktori shqiptar i Kosovës nuk është unik sa duhet”.
”Ushtarët e UÇK-së nuk kanë bërë asnjëherë ndonjë krim ndaj popullsisë”.
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë