Thaçi: Nëse vlerësojnë në mënyrë të ndershme lehtë mund të vijnë në përfundim se nuk kam bërë asnjë lloj krimi

22:15 | 16 Korrik 2020
Arbresh.info

Presidenti Hashim Thaçi ka konfirmuar se ka përfunduar intervistimin në Dhomat e Specializuara pas katër ditësh.

“Sapo përfundova dëshminë time, më vjen shumë mirë që për katër ditë me radhë kisha mundësinë të jap sqarimet për të gjitha çështjet që lidhen me aktivitetin tim gjatë luftës dhe përpjekjet e mia për paqe dhe progres”.

“Jam munduar që sqaroj informacione për rolin tim gjatë luftës, gjatë periudhës që mbulon mandati i Gjykatës Speciale. Kam qenë i shoqëruar nga Ambasadori Prosper në cilësinë e avokatit. Dëshmia ime ka zgjatur shumë por konsideroj se kemi pasur seanca produktive”, është shprehur Thaçi para mediave.

“I mbetet prokurorit dhe gjykatësit që ta vlerësojnë me paanshmëri. Nëse vlerësojnë në mënyrë të ndershme lehtë mund të vijnë në përfundim se unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi apo shkelje të pretenduar”.

Thaçi ka theksuar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë.

“Ka qenë luftë për liri. Ishte luftë e drejtë kemi pasur mbështetjen e botës demokratike. E vërteta jonë e dhimbshme dhe krenare është e pastër si loti. Historinë tonë nuk do të mund ta ndryshojë askush. Ajo është e drejtë, e pastër dhe jemi krenarë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme