Komuna e Mitrovicës Veriore shkurton orarin e punës për shkak të pandemisë

21:22 | 16 Korrik 2020
Arbresh.info

Komuna e Mitrovicës Veriore ka reduktuar orarin e punës, shkak pandemia COVID-19.

Erdhi për te kryer një shërbim ne Komunën Veriore te Mitrovicës. Por, derën e gjeti te mbyllur.

E njëjtë si ky person vinin edhe qytetar te tjerë nga kjo ane. Te gjithë u detyruan te kthehen. Krejt kjo për shkak se disa punonjës te kësaj Komune u preken virusi Covid-19.

E ne lidhje me infektimin me covid 19 te punonjësve të Mitrovicës së Veriut, ka folur edhe ushtruesi i detyrës se kryetarit, Aleksander Spiriq.

Spiriq tregoi edhe ku po testohen keta zyrtar.

Ndërkohë Aleksander Spiriq që po e zëvendëson Goran Rakiqin i cili ishte kryetar i Veriut deri para një muaji, tha se zgjedhjet në këtë kohë të pandemie nuk janë të rëndësishme.

Ai shtoj se tani për tani veriu është i fokusuar në jetën e qytetarëve e jo në politike.

Ndërsa gjatë të enjtes në Komunën e Mitrovicës Insektit Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar vetëm një rast të ri me Covid 19./t7

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme