Greqia vendosi sërish shtyrjen e hapjes së kufijve tokësorë dhe detare me Shqipërinë deri më datë 31 korrik.
Kjo për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në vendin tonë.
Gjithashtu vendi fqinj vendosi kufizim edhe për fluturimet por la të hapur vetëm aeroportin e Athinës “Eleftherios Venizelos” deri në një vendim të dytë më 31 korrik.
Ky është vendimi nga Autoriteti i Aviacionit Civil ditën e sotme ku e njëjta gjë do të jetë edhe për Maqedoninë e Veriut.
Ndalimi i hyrjes nuk është i vlefshëm për: a) Qytetarët grekë, poseduesit e Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe për persona që kanë vendbanimin kryesor ose vendbanimin e zakonshëm në Greqi, b) kalimin e kamionëve që transportojnë mallra, c) transportin e mallrave me anije, d) hyrjen e personave, nëpërmjet kufijve tokësorë, për arësye absolutisht të domosdoshme profesionale, që këta persona i vërtetojnë me dokumentet përkatëse./oranews
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...