Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi është takuar me mesfushorin e Kosovës, Edon Zhegrova.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se do t’i përkrahë të gjithë talentët kosovarë, shkruan portali arbresh.info.
“ Sot, takova futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili luan në Zvicër.
Edonin e njoh që kur ishte fëmij, prej atëherë vërehej dukshëm talenti i madh i tij në futboll. Arritjet e Edonit në futbollin evropian, na japin motiv që t’i përkrahim talentët e rinj në futboll, e që në Kosovë janë të shumtë.
Emri i Edon Zhegrovës dhe shumë futbollistave tjerë na bëjnë krenar me paraqitjet e tyre nëpër fushat e futbollit botëror.
Në takim ishte edhe kryetari i tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, të cilin e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme që i japin përfaqësueses tonë sa herë ajo luan brenda apo jashtë vendit. Tifozët janë lojtari i 12-të në fushë dhe ata japin motiv për të shënuar fitore.
Kosova promovohet vazhdimisht përmes sportit, kulturës dhe artit, ndërsa unë si ministre do t’i përkrah pa rezervë të gjithë talentët kosovar”, ka shkuar ajo në Facebook./arbresh.info.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10157696072094075&set=pcb.10157696072804075&type=3&theater
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...